Ngrohtësia e diellit në shtëpitë tuaja

Ngrohje me valë infra të kuqe

Order Or Return
Status

Return For Refund
Request

Report A Map
Error

Report A Marine Map
Error

Get Help With Other Topics

Rreth nesh

Ne jemi një kompani me seli në Gjermani dhe degë ne Prizren dhe Gjakovë, e specializuar në zhvillimin e teknologjive inovative të ngrohjes dhe termoizolimit, me synim krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të qëndrueshëm. Qëllimi ynë është të japim një kontribut të prekshëm në planifikimin dhe rritjen e efiqiences së ngrohjes.

Produktet tona me valë infra të kuqe mbështesin planifikimin modern të ngrohjes përmes zgjidhjeve efikase, të qëndrueshme dhe të lehta për t’u përdorur. Së bashku kontribuojmë në përdorimin e energjisë miqësore me klimën dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme në teknologjinë ngrohëse.

Ekipi ynë i ekspertëve është i përkushtuar ndaj zhvillimit të teknologjive më të avancuara të ngrohjeve me valë infra te kuqe, duke ofruar zgjidhje që kursejnë energji dhe  përmbushin të gjitha kërkesat e ngrohjes në mënyrë të zgjuar dhe efiqiente.
Zbuloni të ardhmen e efikasitetit të ngrohjes përmes inovacioneve tona!

Misioni

Sistemi i ngrohjes me valë infra të kuqe përfaqëson një teknologji moderne dhe efikase për ngrohjen e ambienteve banesore, komerciale dhe industriale. Ky sistem funksionon duke emetuar valë infra të kuqe, të cilat nuk ngrohin drejtpërdrejt ajrin, por objektet, muret dhe trupat që ndodhen në hapësirë. Kjo formë ngrohjeje imiton ngrohtësinë natyrore të diellit, duke krijuar një klimë të rehatshme, të shëndetshme dhe pa qarkullim të tepërt të pluhurit apo alergeneve.

Teknlogji e avancuar

Ngrohja me infra të kuqe është e njohur për kursimin e energjisë, mirëmbajtjen minimale dhe jetëgjatësinë e pakufizuar të pajisjeve. Për më tepër vala infra e kuqe ndihmon në mbajtjen e mureve të thara nga lagështia, parandalon formimin e mykut dhe ruan lagështinë optimale të ajrit, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin e përdoruesve.
Falë teknologjisë së avancuar me Nanoteknolgji, ky sistem është ideal për ata që kërkojnë një zgjidhje të qëndrueshme, efikase, efiqiente dhe miqësore me mjedisin.

DREJT SË ARDHMES

  • Më pak gazra serrë꞉  Kursimi i energjisë zvogëlon djegien e karburanteve fosile dhe emetimin e CO₂, duke ndihmuar klimën. 
  • Ruajtje burimesh꞉ Më pak konsum energjie do të thotë më pak nevojë për qymyr, naftë dhe gaz ― më shumë kursim natyror.
  • Më shumë burime të rinovueshme꞉ Energjia e ulët lehtëson kalimin tek era, dielli dhe hidrocentrali. Kjo çon drejt një të ardhmeje më të pastër dhe të qëndrueshme.

NGROHTËSIA E DIELLIT NË SHTËPITË TUAJA